Nëse Shkupi do të ishte serioz për titull nuk do ta shiste Dembon? Përgjigjet Omer Bunjaku! (VIDEO)

Sezoni 2020/21 në elitën e futbollit vendor u mbyll me Shkëndijën kampione dhe Shkupin nënëkampion. Skuadra nga Çairit ishte në luftë për titullin dhe deri në gjysmësezonin e parë ishte afër me pikë me Shkëndijën, ndërsa në gjysmësezonin pranveror, tetovarët bënë diferencën në pikë, duke u distancuar nga shkupjanët.

Shkupi në merkaton e janarit bëri një shitje rekord të futbollistit më të mirë në radhët e veta dhe golashënuesit më të mirë të gjysmësezonin vjeshtor, Darboe Dembo.

Me përfundimin e këtij sezoni, kishte akuza drejtuar kryesisë së Shkupit, për shitjen e Dembos, duke e quajtur se Shkpi nuk ishte serioz në garën për titullin. Për këtë akuzë, në emisionin e sontëm ‘Sportmania’ është përgjigjur drejtori sportiv, Omer Bunjaku.

Leave a Reply