Bllazhevski: Dua sërish të shënoj kundër Renovës

Të dielën në kuadër të xhiros së 34-të të elitës së futbollit vendor në “Telekom Arena” në Shkup do të takohen Vardari dhe Renova. Sulmuesi i kampionëve, Dejan Bllazhevski është më meritori në dy fitore e mëparshme të luajtura në këtë sezon ndaj “Gjipspunuesve”, ndërsa për përballjen e së dielës paralajmron se dëshiron që të shënojë sërish gol për tre pikë dhe fitore të skuadrës së tij.

“Nuk kam asgjë kundër askujt. Dua që të fitojmë kundër Renovë dhe përsëri unë të jem golashënues. Mirëpo në plan të parë është fitorja dhe tre pikët për ekipin. Edhe përkrah asaj që jemi teoritikisht në vendin e parë dhe kampion, sigurisht që edhe të dielën për objektiv i kemi tri pikët. Na kanë ngelur edhe ndeshje deri në fund të kampionatit dhe pastaj do të kemi pushim të shkurtër. Dëshirojmë që në tre ndeshjet e mbetura, t’i fitojmë 9 pikë”, është shprehur Bllazhevski për faqën zyrtare të klubit të Vardarit.

Përballja ndërmjet Vardarit dhe Renovës do të luhet të dielën në “Telekom Arena” me fillim në orën 16:30.

Leave a Reply