Hames Rodrigez zëvendëson Çalhanoglun te Milani!

Pas mbylljes së çështjes “Çalhanoglu”, Milani po kërkon një fantazist për sulmin. Kjo ka bërë që dyshja Maldini-Masara të angazhohen për këtë çështje, derisa në repertoarin e tyre për momentin emrat që përmenden, janë ata të Sebajos, Zakanjit dhe Zijeh, ndërkohë së fundmi përmendet edhe emri i Hames Rodrigez.

Lojtari, “i djegur” nga lamtumira e sponsorit të tij të madh Ançeloti, dëshiron të largohet nga Evertoni, kështu që agjenti i tij, Horge Mendesh, u ka propozuar kolumbianin kuqezinjve të Milanos, Napolit dhe Atletiko Madridit.

Lajmi i publikuar fillimisht nga mediat kolumbiane është konfirmuar gjithashtu edhe në Itali, por profili i Hames Rodriguezit meriton një reflektim nga pikëpamja ekonomike. Mendes e ka bërë të ditur se ai është optimist për koston e kartonit, ku Everton do të kërkojë një shifër afër 15 milionë, por “muri” për t’u kaluar mbetet rroga e tij, pasi përfiton rreth 9 milionë euro në sezon.

Por, që Milani të afrohet për të bërë të tijin kolumbianin, duhet të sakrifikojë dikë nga grupi aktual, ku më i mundshmja shikohet shitja e Rafael Leaos, i cili gjithashtu menaxhohet nga Horge Mendesh.

Leave a Reply