Iniesta: Çavi është i gatshëm për të zëvendësuar Ronald Kuman

Një ndër futbollistët më të mirë në historinë e Barcelonës, Andres Iniesta ka analizuar të tashmen, ka imagjinuar të ardhmen dhe ka dhënë opinionin për gjendjen momentale dhe problemet te skuadra “katalunase”.

“Goal” ka publikuar një intervistë me spanjollin me rastin e 25 vjetorit të arritjes së Iniestas në klub.

Ai u pyet edhe nëse Çavi është i gatshëm ta zëvendësojë Kumanin në rolin e trajnerit te Barcelona.

Ish-mesfushori spanjoll pohoi duke thënë se Çavi ka vetëbesim për t’u përballur me këtë sfidë.

“Mendoj që po. Nëse më pyesni nëse e mendoj Çavin në stolin e Barcelonës. Veçanërisht sepse Çavi po përgatitet dhe po stërvitet për ta udhëhequr Barcelonën. Ai ka vetëbesim për t’u përballur me këtë sfidë”, – ka thënë Iniesta.

Leave a Reply