Krasniqi gati për luftën e madhe ndaj Bosel: Të shtunën do të jem në formën time më të mirë

Të shtunën mbrëma kampioni botëror në boks, Robin Krasniqi, do të ketë punë sërish me boksierin gjerman Dominik Bosel të cilin e mposhti para disa muajsh dhe rrëmbeu titullin në kategorinë WBA.

Krasniqi do të tentojë mbrojtjen e titullit. Ai ka folur lidhur me luftën që do ta zhvillojë të shtunën në “Getec Arena” në Magdeburg.

Robin Krasniqi ka thënë se do të jetë në formën më të mirë.

“Kam dhënë gjithçka për këtë luftë. Askush nuk është aq i disiplinuar sa unë në përgatitje, as pushime, asgjë! Të shtunën do të jem në formën time më të mirë”, ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply