Faleminderit o Zoti im që më dhe kaq shumë thotë Haxhi Krasniqi në prag të sfidës së nesërme ndaj Bosel

Boksieri shqiptarë, Haxhi Krasniqi do të zhvillojë të shtunën meçin e tij të radhës në mbrojtjen e titullit të kampionit të botës në peshat e mesme, versioni IBO.

Një ditë para meçit të madh, Krasniqi ka publikuar disa fotografi në profilin e tij në “Facebook”, ku shpreh gatishmërinë e tij për revanshin ndaj Dominic Boesel, me të cilin do të përballet për herë të dytë brenda vitit.

Të premtën u bënë edhe matjet zyrtare, teksa dy boksierët dolën me peshë 79,3 kilogramë.

“Faleminderit o Zoti im që më dhe kaq shumë! Ti ma forcove Zemrën e Besimin dhe më bëre ky që sot jam unë!”, – kishte shkruar Haxhi Krasniqi.

Leave a Reply