Edi Reja me kokëdhembje, humb dy titullarë për ndeshjen me Poloninë

Shqipëria mbrëmë regjistroi një ndër fitoret më të rëndësishme të këtij viti, duke shtuar tashmë realisht edhe më shumë gjasat për atë pozitë të dytë në grupin “I”, përmes së cilës do të siguronte një vend për në Kampionatin Botëror të vitit 2022, që do të mbahet në Katar, shkruan “infOSport.mk”.

Megjithatë që në pjesën e parë të këtij takimi të zhvilluar në Budapest, filluan kokëdhembjet për trajnerin Edi Reja, i cili humbi dy titullarë, Berat Gjimshitin, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe duheshe të braktis fushën vetëm pas 26 minutave lojë si dhe  Endri Çekiçin, që u ndëshkua me kartonë të verdhë.

Futbollisti i Konjaspor ishte ndëshkuar edhe në takimet e mëparshme, kështu që rezulton i pezulluar për sfidën me Poloninë që në program është me datë 12 tetor në “Air Albania Stadium”. (infOSport.mk)

Leave a Reply