Tare i prish punë Liverpullit, te Lacio merr edhe Xherdan Shaqirin

Skuadra e Lacios është gati të konkurrojë Liverpullin për nënshkrimin e yllit shqiptarë, Xherdan Shaqiri. Gjilanasi me ekipin e tij Stouk Siti humbi statusin e skuadrës elitare në Angli, mirëpo falë paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme në Botërorin e Rusisë me fanellën e përfaqësueses së Zvicrës, Shaqiri zgjoi interesimin e shumë skuadrave të mëdha europiane, përfshirë këtu edhe nënkampionët e Europës, Liverpullin.

Futbolli në Itali nuk është diçka e panjohur për Xherdan Shaqirin, i cili kishte kaluar një gjysëmsezon me fanellën e Interit gjatë vitit 2015-të.

Për momentin Shaqiri në tregun botëror të futbollit vlerësohet në 15 milion euro, ndërsa Liverpulli shihet si favoritë për nënshkrimin e zviceranit.

Ndërkohë Lacio është ndarë me disa nga futbollistët e saj, në mesin e të cilëve edhe Felipe Anderson, i cili është shumë pranë nënshkrimit me skuadrën angleze të Uest Ham.

Pikërisht Shaqiri shihet si zëvendësim për brazilianin te skuadra nga Olimpiko, që gjatë kësaj vere falë drejtorit sportiv, Igli Tare, angazhoi edhe dy futbollistë tjerë shqiptarë, Riza Durmishin dhe Valon Berishën, ndërsa që më herët pjesë e tyre është edhe gardiani i kombëtares shqiptare, Thoma Strakosha.

Leave a Reply