Pamje të shëmtuara në Superligën shqiptare, trajneri i Kastriotit godet futbollistin e Skënderbeut! (VIDEO)

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Kastriotit është përjetuar si një finale e vërtetë për mbijetesën dhe tensioni ishte i pashmangshëm në fushën e lojës, por edhe pas ndeshjes.

Kjo ka bërë që sfida të mbyllet me një episod të shëmtuar, pasi trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, ka goditur me shkelm futbollistin e Skënderbeut, Leonat Vitija.

Fillimisht mbrojtësi i vendasve u konfliktua me Grecën, me të cilin kishin pasur përplasje edhe gjatë ndeshjes, që më pastaj trajneri Ndreu të afrohet dhe të godas me shqelm lojtarin e korçarëve.

Ai u ndal nga vetë gjyqtari i takimit, Klodian Shahini, i cili e kapi nga krahët trajnerin për ta nxjerrë jashtë fushës.

Një skenë e pazakontë, që me siguri do të përfundojë edhe në Komisionet Disiplinore të Federatës shqiptare të futbollit, si një ngjarje shumë e rëndë e që rrezikon të bëjë më të vështirë situatën e krutanëve nëse do të kenë për disa javë mungesën e teknikut në pankinë.

Leave a Reply