Tifozët e Zvicrës ironizojnë me Italinë pasi u eliminuan nga Maqedonia

Kombëtarja e Zvicrës sonte në “Uembli” luajti ndaj Anglisë, në të cilën ndeshje në fund “helvetikët” u mundën me shifrat 2:1.

Ndërkohë një detaj interesant ka marrë vëmendje të madhe në këtë takim dhe kishte të bënte pikërisht me eliminimin e Italisë nga “Qatar 2022” në ndeshjen “Play-Off” të zhvilluar me Maqedoninë e Veriut, ku kjo e fundit fitoi në minutat e fundit me rezultatin minimal 1:0, falë golit të Aleksandar Trajkovskit.

Tifozët e kombëtares “helvetike” shpalosën një pankartë ku shkruhej: “Italia në Kupën e Botës, Qatar 2022”, ndërsa më tej kanë vazhduar me sugjerimin që supozohet që të japin motorët e kërkimit, duke shkruar: “Doje të thoshe: Zvicra”.

 

Leave a Reply