Lenjani, futbollisti i rradhës shqiptarë që transferohet në Turqi

Emir Lenjani ka lënë futbollin zviceran, për tu transferuar në Turqi te skuadra e Umraniyespor. Lenjani me skuadrën e sapo inkuadruar në mesin e  më të mirëve në futbollin turk ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me opsion për ta vazhudar edhe për një vit tjetër.

“Mirë se vjen Ermir Lenjani”, shkruan mes tjerash në njoftimin e klubit nga Stambolli.

Lenjani dy vitet e fundit ishte pjesë e skuadrës së Grashopers, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe për klubet zvicerane të Vintertur, Sent Gallen dhe Sion, si dhe ato franceze të Nant dhe Ren.

Prishtinasi 32-vjeçar që nga viti 2013-të është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, për të cilën ka zhvilluar 41 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply