Hamidi: Me “Shvercerat” në Zagreb gjithçka është e mundur

FC Shkupi nesër niset drejt Zagrebit, aty ku të martën do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër gjigandëve kroat të Dinamo Zagrebit, njofton “infOSport.mk”.

Në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm për “bardhekaltërit” nga Çairi, ka folur algjeriani Valid Hamidi, i cili thotë se me “Shvercerat” në përkrahje çdo rezultat është i mundur, ashtu që shpreson në një rezultat pozitiv nga kjo transfertë e vështirë.

“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Jemi të qetë dhe kemi punuar maksimalisht gjatë gjithë këtyre ditëve, në Zagreb do të luftojmë në çdo cep të fushës dhe do të japim maksimumin tonë. Padyshim që Dinamo është një skuadër serioze me kualitet, por loja e futbollit për të gjithë është e njejtë. Duke shtuar faktin që tifozët tonë do të jenë atje duke na përkrahur besoj që do ta kemi më të lehtë, andaj shpresoj të rikthehemi me një rezultat pozitiv në Çair” – u shpreh Hamidi për faqen zyrtare të FC Shkupit.

Ndeshja ndërmjet Dinamo Zagrebit dhe FC Shkupit të martën (19 korrik) do të zhvillohet në stadiumin “Maksimir” me fillim në ora 21:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply