Goli i parë i Erdon Dacit me Vesterlon në elitën e futbollit belg (VIDEO)

Erdon Daci bëri një super debutim në elitën e futbollit belg, duke shënuar që në ndeshjen e tij të parë në këtë kategori. Sulmuesi shkupjan edicionin e kaluar shkëlqeu në Ligën e dytë, duke e ndihmuar skuadrën e tij, Vesterlon që të ngjitet në mesin e më të mirëve, ndërsa sonte i njëjti arriti që ta bëjë sefte edhe në Superligën belge, duke shënuar golin e parë në fitoren 2:0 ndaj Serkl Bryzh, njofton “infOSport.mk”.

Daci golin e parë për Vesterlon në ligën e parë belge e realizoi në minutën e 40-të, kur mjaft mirë reagoi para portierit kundërshtar, i cili fillimisht ndali tentativën e parë të shkupjanit 24-vjeçar, por jo edhe të dytën, kur me të djathtën e tij nguliti topin në rrjetën e mysafirëve.

Rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Vesterlo 2, Serkl Bryzh 0, e vendosi Igor Vetokele në minutën e 95-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply