Ja ku mund të ndiqni ndeshjen historike mes dy skuadrave shqiptare, Ballkanit dhe Shkupit

Skuadra kampione e Kosovës, FC Ballkani, dhe ajo e Maqedonisë së Veriut,  FC Shkupi, sonte në Prishtinë do të zhvillojnë një ndër ndeshjet më të rëndësishme, përmes së cilës mund të shkruajnë historinë më të re, raporton “infOSport.mk”.

Dy skuadrat shqiptare sonte do të luftojnë për një vend në grupet e Ligës së Konferencës.

FC Ballkani në këtë ndeshje futet me epërsinë 2:1 nga ndeshja e parë në Shkup, ashtu që besojnë fuqishëm në kualifikim, edhe pse fjalën e fundit nuk e ka dhënë as skuadra shkupjane, që beson fuqishëm tek përmbysja.

E gjithë kjo paralajmëron një spektakël sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, me ndeshjen që do të nis në ora 20:00 dhe që do të transmetohet ekskluzivisht në  “Kanal10”.

Leave a Reply