FC Ballkani-FC Shkupi, ky është parashikimi i motit në kohën kur do zhvillohet ndeshja

FC Ballkani dhe FC Shkupi sonte në Prishtinë do të zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e tyre.  Dy skuadrat shqiptare ndeshen sot në kuadër të ndeshjes së kthimit në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani në këtë ndeshje futet me epërsinë 2:1, pasi e fitoi ndeshjen e parë në Shkup me rezultatin 1:2, ashtu që atyre do ju konvenonte edhe një barazim.

Megjithatë në anën tjetër FC Shkupi me siguri se nga minuta e parë do të kërkojë përmbysjen, pasi vetëm në atë mënyrë mund të shpresojë kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës.

Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur, derisa vetëm një mijë bileta kanë mbetur në dispozicion për t’u shitur në pasditën e sotme.

Sa i përket parashikimit të motit në periudhën kur do të luhet ndeshja, 20:00-22:00, pritet mot i kthjelltë me temperatura që dp shkojnë deri në 20 gradë celcius.

Leave a Reply