Atmosferë e zjarrtë pritet nesër në “Fadil Vokrri”, shiten të gjitha biletat për ndeshjen FC Ballkani-FC Shkupi

Prishtina nesër do të jetë epiqendra e futbollit shqiptarë. Në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri” dy skuadrat shqiptare FC Ballkani dhe FC Shkupi janë shumë pranë për të shkruar historinë, ndërsa një gjë e tillë pritet me shumë entuziazëm nga të dyja palët, në veçanti nga tifozët e klubit kosovar, që në këtë rast janë vendas dhe do të jenë në numër më shumë.

Megjithatë duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dy skuadra shqiptare, e në veçanti mikëpritjen shqiptare, të gjithë nesër mbrëma në Prishtinë do të ndjehen si në shtëpinë  e tyre, kjo pasi që të gjithë jemi një, që të gjithë flasim njëjtë, që të gjithë flasim gjuhën më të bukur në Botë, gjuhën shqipe.

Paralajmërimet nga Kosova, janë se “Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur, ndërsa pjesë e spektaklit do të jenë edhe tifozët shkupjan “Shvercerat”, që  kanë paralajmëruar udhëtimin e tyre drejt Prishtinës.

Shkupjanët dhe “Shvercerat” e kaluan me mjaft sukses provimin në ndeshjen e parë, pasi mikëpriten në mënyrën më të mirë vëllezërit e tyre nga Kosova, ndërsa nuk dyshojmë se një mikëpritje e tillë do të ndodh edhe nga vëllezërit tonë kosovar, me të cilët besojmë se që të gjithë në “Fadil Vokrri” edhe më fuqishëm do i’a thojmë këngës më të bukur në Botë të heroit tonë kombëtar “Adem Jashari”.

 

Leave a Reply