Granit Xhaka dëmtohet dhe lëshon fushën, frikë për Botërorin “Qatar 2022”!

Një mbrëmje e pafat për Granit Xhakën. Mesfushori shqiptar i Arsenalit është detyruar të lërë para kohe fushën e lojës në ndeshjen që “topçinjtë” e zhvilluan sonte kundër Vulverhemptonit në transfertë.

Xhaka luajti vetëm 16 minutat e para, pasi një dëmtim që pësoi bëri që ai të lërë fushën.

Sigurisht një lëndim në këtë peridudhë të sezonit është gjëja më e padëshiruar për secilin futbollistë, duke pasur parasysh se vetëm edhe 8 ditë do të fillojë Botërori “Qatar 2022”.

Kjo ka shkaktuar frikë te Granit Xhaka, nëse ky dëmtim do i heqë një nga eksperiencat më të bukura dhe më të rëndësishme në karrierë.

Xhaka, përveç që është një futbollistë i rëndësishëm për Arsenalin, ai gjithashtu është një motor i mesfushës te përfaqësuesja e Zvicrës, që ndeshjen e parë në kuadër të Botërorit “Qatar 2022” do ta zhvillojë me datë 24 nëntor kundër Kamerunit.

Kujtojmë, Zvicra bënë pjesë në grupin “G”, ku përveç Kamerunit bëjnë pjesë edhe Brazili dhe Serbia. (infOSport.mk)

Leave a Reply