Ëndërra e Messit dhe Argjentinës vazhdon, “gauçosët” do luajnë në gjysmëfinale (VIDEO)

Argjentinë-Kroaci është gjysmëfinalja e parë e Botërorit “Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”. Pasi Kroacia eliminoi Brazilin e madh, Argjentina e Lionel Messit në gjysmëfinalen e dytë mundi Holandën e Luis Van Gal, edhe atë vetëm pas ekzekutimit të penaltive, pasi koha në ndeshjen e rregullt dhe pas 120 minutave lojë u mbyll me barazimin 2:2.

Nauel Molina hapi rezultatin në minutën e 35-të, ndërsa në minutën e 73-të Lionel Messi nga penaltia dyfishoi rezultatin në 2:0. Kur mendohej se Argjentina me lehtësi do arrijë deri në gjysmëfinale, Holanda u rikthye në lojë, kjo falë “dopietës” së rezervistit Vaut Veghorst, i cili fillimisht në minutën e 83-të ngushtoi rezultatin në 2:1, ndërkohë në minutën e 101-të, i njëjti pas një super kombinimi nga gjuajtja e lirë, barazoi shifrat në 2:2.

Vazhdimet prej dy herë nga 15 minuta na dhuruan shumë emocione dhe raste për gol, sidomos për Argjentinën, futbollistët e së cilës skuadër në sekondat e fundit goditën edhe shtyllën, mirëpo ishin penaltitë ato që përcaktuan fituesin.

Aty Argjentina u kualifikua falë portierit Martinez, i cili priti dy penaltitë e para, që ju dhanë zemër bashkëlojtarëve të tij, pasi të saktë dolën 4 futbollistë, me përjashtim të Enco Fernandes, derisa për Holandën gabuan Van Dajk dhe Berghaus.

Në gjysmëfinale Argjentina e Lionel Messit do të përballet me Kroacinë, që më herët gjatë ditës eliminuan Brazilin, gjithashtu pas ekzekutimit të penaltive. (infOSport.mk)

Leave a Reply