Zyrtare, Kuman merr drejtimin e kombëtares së Holandës

Ronald Kuman edhe zyrtarisht është emëruar në postin e kryetrajnerit te Kombëtarja e Holandës.

“Tulipanët” një gjë të tillë njoftuan përmes faqes së tyre zyrtare, duke bërë të ditur se 59-vjeçarit i jepet mundësia e dytë për të drejtuar ekipin kombëtar të vendit të tij.

Kujtojmë Ronald Kuman kombëtaren holandeze e kishte udhëhequr edhe mes viteve 2018-2020.

Kuman me Federatën e Futbollit Holandez ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2026.

Ish futbollisti legjendar i Barcelonës dhe kombëtares holandeze, gjatë karrierës së tij, gjithashtu ka drejtuar edhe disa skuadra të njohura, si Everton, Valencia, Ajaks dhe së fundmi Barcelona, me të cilën skuadër edhe ishte shpallur kampion i Europës.

 

Leave a Reply