Skiatori shkupjan, Alban Elezi, shpallet kampion bote për të rinj, feston me shqiponjë

Skiatori shkupjan, Alban Elezi Cannaferina, i cili përfaqëson Francën, u shpall kampion bote për të rinj në disiplinën e Slalomit të madh (Super G), njofton “infOSport.mk”.

Koha e përgjithshme pas dy zbritjeve ishte 1 minutë, 43 sekonda e 61 të qindtat për shqiptarin nga Maqedonia, i cili në të dyja provat i’a doli të dalë i pari (50.45 dhe 53.16).

Medalja e argjendtë i takoi finlandezit Eduard Hallberg, ndërsa e bronzta norvegjezit Oscar Andreas Sandvik.

                    Hajrush Sinani (nga e majta e juaj), Adnan Elezi (nga e djathta e juaj)

Albani është djali i ish kampionit të Evropës në mundje, Adnan Elezi nga Shkupi.

Ndryshe ishte kjo një garë perfekte për 19-vjeçarin nga kryeqendra jonë, i cili në finish bëri edhe shqiponjën, një mënyrë për të treguar rrënjët e tij.

Kjo është medalja e dytë pas asaj të argjendit të marrë pak ditë më parë në Botërorin për junior që po zhvillohet në Sankt Moritz.

Leave a Reply