Kamer Qaka: Kundër FC Shkupi të dëshmojmë se jemi ekip më cilësor!

Shkëndija sot rikthehet në aksion për tu përballur me kampionët në fuqi të FC Shkupit në derbin e xhiros së 19-të të Ligës së Parë të futbollit në vend, njofton “infOSport.mk”.

Ky derbi do të luhet në Kërçovë, kjo pasi fusha e shkupjanëve është pezulluar. Para kësaj super ndeshje ka folur mesfushori “kuqezi”, Kamer Qaka, i rikthyer te “kuqezinjtë” pasi fitoi titullin kampion në sezonin 2020/2021.

“Ky takim ka vlerën e njejtë si çdo ndeshje tjetër që me fitore të jep 3 pikë. Normal se derbi të jep motiv shtesë, bëhet fjalë edhe për rivalitet dhe e dijmë se tifozët vlerësojnë shumë këtë takim. Në qëndrimin tim të parë në Shkëndijë ekipi i Shkupit ishte prapa neve, vitin e kaluar kanë fituar titullin por unë mendoj se ne jemi ekip më cilësorë. Kjo që them duhet të dëshmohet në terren dhe të dielën do të dalim për të fituar.” – është shprehur për faqen zyrtare të klubit mesfushori, Kamer Qaka.

Ndeshja midis FC Shkupit dhe Shkëndijës, në të cilën arbitër kryesor do të jetë Aleksandar Stavrev, starton në ora 14:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply