Sërish tërmet te Vardari, pas drejtorit sportive Bajevski, largohet edhe trajneri Grnçarov

Vetëm dy ditë jo të plota deri në zhvillimin e ndeshjes kundër Voska Sport në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Parë, tërmet i ri tek Vardari, që si duket nuk po mund të rimëkëmbet financiarisht që pas largimit të Sergej Samsonenkos.

Pikërisht financat kanë bërë që durimit ti vie fundi, teksa fillimisht ishte Aleksandar Bajevski që kishte dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit Sportiv,  që më pas një gjë të tillë të paralajmërojë edhe trajneri Boban Grnçarov.

Ky i fundit në profilin e tij në facebook kishte shkruar “Flm Vardari im”, që lë të kuptohet se i njëjti nuk do të udhëheq Vardarin në ndeshjen e së dielës kundër Voska Sportit në Ohër.

Vardari nuk e nisi mbarë sezonin e ri, duke pësuar dy disfata identike (0:1) përballë AP Brera Strumica dhe FC Shkupi. Pikërisht këto dy disfata ndoshta janë edhe arsyeja e lagimit të dyshes Bajevski-Grnçarov, që ishin ndër më të merituarit për rikthimin e Vardarit në Ligën e Parë.

Mirëpo se sa do të mund të mbijetojë në mesin e më të mirëve skuadra me më shumë trofe në vendin tonë, është një pikëpyetje e madhe, pasi pikërisht mungesa e financave kanë sjellë në këtë situatë Vardarin, që asessi nuk po mund të futet në binarët e duhur. (infOSport.mk)

Leave a Reply