Ilir Daja kandidatë për të marrë timonin e përfaqësueses së Kosovës!

Përfaqësuesja e Kosovës pas shkarkimit të sllovenit, Primoz Gliha, është në kërkim të një trajneri të ri, me të cilin do kërkonte suksesin më të madh historik.

Deri më tani kjo përfaqësuese është udhëhequr vetëm nga trajner të huaj, ndërsa së fundmi në skenë ka dalë një emër shqiptarë, ai i Ilir Dajës, i cili me Ballkanin ka bërë mrrekullinë në këto dy vite, duke e future skuadrën kampione të Kosovës në grupet e Ligës së Konferencës.

Ilir Daja është një nga kandidatët kryesorë dhe së fundmi mediet kosovare e kanë nxjerrë në “pole-position” për këtë pozicion, edhe pse nuk përjashtohen edhe emra të tjerë, si ai i Nenad Graçan, Blaz Sliskoviç, Igor Tudor, apo edhe Slaven Biliç.

Këta dy të fundit janë emra të njohur edhe në futbollin europian, pasi kanë udhëhequr skuadra nga Anglia, Franca, Italia, Turqia, por gjithashtu edhe kombëtare, mirëpo me sa duket Ilir Daja shihet si më i preferuari i drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Leave a Reply