Zaharievski flet në prag të ndeshjes me Sileksin: Shpresoj pikët të mbeten në Ohër

Të dielën Voska Sport do të përballet me Sileksin në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 20-të në kuadër të Ligës së Parë Futbollistike në Maqedoninë e Veriut.

Në bankinën e skuadrës shqiptare nga Ohri në këtë ndeshje debutimin e tij do të ketë trajneri, Srgjan Zaharievski, i cili ka dhënë edhe opinionin e tij në prag të kësaj sfide.

“Kemi atmosferë të mirë dhe energji të re, këto ditë të javës kemi qenë të fokusuar për ndeshjen e nesërme dhe kemi punuar në atë drejtim. Na pret një ndeshje e vështirë, ku pikët janë të rëndësishme për të dyja ekipet. Ne shpresojmë të jemi në nivelin tonë të dëshiruar dhe tre pikët të ngelin në Ohër”, ka thënë tekniku jonë Zaharievski.

Ndeshja midis Voska Sport dhe Sileksit do të zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit të Ohrit, me fillim në ora 14:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply