Maqedonia U19 nikoqir i turneut kualifikues për kualifikim në Europianin e vitit 2025

Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në moshën 19 vjeç, në periudhën nga data 20 deri me 26 mars, do të jetë nikoqir i turneut kualifikues në kuadër të raundit Elitar për kualifikim në Kampionatin Evropian, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Ilrlandën e Veriut nga data 15 deri më 25 korrik.

Ndeshjet nga raundi Elitar i kualifikimeve do të luhen në Shkup, në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” dhe në stadiumin “Makedonia Gj.P”.

Futbollistët tanë të rinj bëjnë pjesë në grupin 7, së bashku me përfaqësueset e Zvicrës, Ukrainës dhe Letonisë.

Në kuadër të xhiros së parë të mini turneut kualifikues, të përzgjedhurit e seleksionuesit Toni Jakimovski më 20 mars në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” do të përballen me Ukrainën. Në ndeshjen e dytë në stadiumin e Makedonija GJ.P, luajnë Zvicra dhe Letonia.

Më 23 mars, Maqedonia forcat do ti masë me Zvicrën. Ndeshja do të luhet në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski”, ndërsa në Gjorçe në ndeshjen e dytë do të luajnë Ukraina dhe Letonia.

Ndeshjet e xhiros së tretë në program janë me datë 26 mars. Maqedonia luan me Letoninë (qendra stërvitore Petar Miloshevski), ndërsa Ukraina me Zvicrën (stadiumi i Makedonija Gj.P).

Të gjitha ndeshjet do të luhen me fillim nga ora 14:00. Fituesi në grupin 7 të turneut kualifikues në Shkup do të jetë luaj në Kampionatin Evropian 2025 në Irlandën e Veriut.

Seleksionuesi i përfaqësueses së të rinjëve të Maqedonisë, Toni Jakimovski, ka vendosur që për kualifikimet e ardhshme në në kuadër të raundit elitarë, të ftojë futbollistët në vijim:

PORTIERË:
Ljupçe Xhekov – Sileks
Petar Jakimov – Bellasica
David Stojanoviq – Makedonija GJ.P.

MBROJTJA:
Anes Meliqi – Shkëndija
Andrej Velkov – AP Brera
Andrej Arizankovski – AP Brera
Daniel Markovski – Helsinborg (Suedi)
Gjorgje Xhekov – Sileksi
Marko Stojilevski – AP Brera

MESFUSHA:
Valon Aliji – Union Berlin (Gjermani)
Zani Nazifi – Besa Dobërdoll
Muhamed Elmas – Gostivar
Martin Gjorgijevski – AP Brera
Teodor Nikollovski – Rabotniçki
Lorik Kaba Jakupi – Shkëndija
Lorik Muhtari – Eichede (Gjermani)
Amir Nuhija – KF Arsimi
Dimitar Danev – Rabotniçki
Adrian Zendelovski – Skovde AIK (Suedi)

SULMUES:
Hakija Canovski – Seng Gallen (Zvicër)
Nikolla Veliçkovski – Makedonija GJ.P

Raundi elitar i kualifikimeve, turneu në Shkup 20 – 26 mars;
Kombëtaret deri në 19 vjeç;

Grupi 7:
ZVICRA
UKRAINA
MAQEDONIA
LETONIA

Leave a Reply