
Granit Xhaka për herë të katërt dhe të tretën rradhazi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër. Mesfushori shqiptar gjatë vitit 2024 bëri një sezon fantastik me Bajer Leverkusen, duke fituar titullin kampion në Bundesligën gjermane, që më pas të luaj edhe në finalen e Liga Europa.
Po këtë vit, ai sërish doli të jetë lideri kryesor te përfaqësuesja e Zvicrës në Europianin e vitit që lamë pas, aty ku luajti së bashku edhe me kumanovarin Ardon Jashari.
Ky i fundit në mbrëmjen e organizuar në Bern fitoi çmimin si futbollisti më i mirë i ri i Zvicrës, teksa i njëjti verën që lamë pas, nga Lucerni u transferua në kampionatin belg te skuadra e Klub Bryzh.
Mirëpo këtu nuk ishte fundi i çmimeve për futbollistët shqiptarë, pasi edhe një tjetër rrëmbeu çmimin e më të mirit, këtë herë në kuadër të Challenge League. Bëhet fjalë për futbollistin nga Kosova, Valon Fazliun, anëtar i skuadrës së Aarau, tek e cila skuadër mban epitetin e golashënuesit më të mirë.
Ai gjatë stinorit vjeshtorë me fanellën e Aarau realizoi 7 gola, duke qenë një ndër më të merituarit që skuadra e tij në pranverë do të jetë në garë të ngushtë për të siguruar një vend në elitën e futbollit zviceran.
Vërtetë kënaqësi kur të shkruash për lajme të këtilla, ku futbollistët shqiptarë po bëhen protagonistë në vendet e mëdha europiane.
Ju lumtë dhe suksese edhe më të mëdha në të ardhmen…