Ardit Destani: Shpresoj të shënoj, duam fitore kundër Tikveshit

Sulmuesi krahut tek FC Shkupi, Ardit Destani, ka folur para ndeshjes së gjashtë kampionale, duke theksuar përgatitjet intensive të ekipit dhe duke thënë se objektivi kryesor është fitimi i tre pikëve.

“Përgatitjet për këtë ndeshje kanë qenë maksimale. Orari i ngjeshur i ndeshjeve nuk e ka ndryshuar fokusin tonë, dhe në Kavadar shkojmë të sigurojmë një rezultat pozitiv për skuadrën dhe të rrisim motivimin brenda ekipit,” – tha Destani.

Ai shtoi se, edhe pse skuadra është relativisht e re, analizimi i kujdesshëm i kundërshtarit, Tikveshit, dhe angazhimi maksimal i lojtarëve janë çelësi për të dalë fitimtarë.

“Çdo sulmues ka detyrë të shënojë, por më e rëndësishme mbetet puna si ekip dhe rezultati pozitiv, jo statistikat personale,” – përfundoi Destani.

Leave a Reply