Vane Kërstevski përfundon para kohe gjysmësezonin vjeshtor pas një dëmtimi më serioz!

Lajm aspak i mirë për Shkëndijën në prag të ndeshjes ndërkombëtare me polakët e Jagiellonia, por në përgjithësi edhe për ndeshjet kampionale.

Sulmuesi i tyre i krahut, Vane Kërstevski, ka pësuar frakturë të klavikulës me dislokacion, dëmtim që kërkon trajtim operativ.

Si pasojë, për Kërstevskin gjysmësezoni vjeshtor ka përfunduar dhe rikthimi i tij do të varet nga ecuria pas ndërhyrjes dhe fazës së rehabilitimit.

Në anën tjetër, ka lajme më pozitive për portierin Astrit Amzai, i cili ka nisur stërvitjet e lehta pas problemeve me dhimbje shpine.

Ai tashmë ka dalë në terren dhe po punon nën kujdesin e stafit mjekësor të skuadrës tetovare, por ende nuk stërvitet me intensitet të plotë.

Gjatë stërvitjes së nesërme do të vlerësohet gjendja e tij përfundimtare, për të parë nëse do të jetë gati për të konkuruar në ndeshjen e së enjtes ndaj Jagiellonia në kuadër të Ligës së Konferencës.

Leave a Reply