Struga Trim Lum ka regjistruar edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje gjatë këtij sezoni kundër Makedonija Gj.P, njofton “infOSport.mk”. Pas fitores në ndeshjen hapëse në Strugë (2:0), të besuarit e Bledi Shkëmbit me po të njëjtin rezultat mundën këtë skuadër edhe në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Shkup, aty ku javë më parë gjithashtu e kishin demoluar në kuadër të ndeshjes së 1/8 së finales së Kupës, duke e mundur me shifrat 5:0.
Pra, në përgjithësi një gol-averazh 9:0 në favor të Struga Trim Lum, që edhe sot nuk e diskutoi në asnjë momente fitoren ndaj Makedonija GJ.P.
Golin e patrë skuadra strugane e realizoi në minutën e 33-të, kur me anë të debutuesit Florian Roçi shënuan golin e parë, ndërsa në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 61-të, Bassirou Compaore, nga penaltia shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Jankov.
Ishte ky goli i 12-të sezonal për sulmuesin nga Burkina Faso nga po aq ndeshje, me ç’rast i njëjti kryeson renditjen e golashënuesve, njëjtë sikurse edhe skuadra e tij, Struga Trim Lum, që kryeson renditjen me 29 pikë, dy më shumë se Vardari i vendit të dytë. (infOSport.mk)
