Bayerni i Mynihut ndalet nga Volfsburgu në “Alianc Arena” (VIDEO)

Bayerni i Mynihut është ndalur me barazim 2:2 nga Volfsburgu në “Alianc Arena” në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 6-të në Bundesligën gjermane. Bayerni e nisi mirë me golin e Levandovskin nga penalltia dhe Robeni më vonë rriti epërsinë në 2:0, me të cilat shifra u mbyll edhe pjesa e parë.

Mirëpo fraksioni i dytë ishte për tu harruar për bavarezët, të cilët dhe pse në avantazh prej dy golave nuk arritën që të dilnin me 3 pikë nga ky takim, pasi mysafirët barazuan rezultatin me Arnold dhe Didavin. Të përzgjedhurit e Ançelotit shtuan presionin në minutat e fundit, mirëpo pa gjetur golin e tretë.

Bayerni aktualisht ndodhet në kuotën e 13 pikëve, po aq sa edhe Dortmundi që ndajnë pozitën e parë në tabelën e Bundesligës.

Leave a Reply