Skopje mundi Pobedën, por java e fundit vendos kush do të luaj në balotazh (VIDEO)

Skopje ka shënuar fitore minimale 1:0 mirëpo me shumë vlera që në fund mund ti shpëtojë ata edhe nga rënia në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin në lagjen e Hekuranës ishte një duel i drejtëpërdrejtë mes skuadrave që po luftojnë për të arritur balotazhin, mirëpo rezultati i sotshëm ka lënë hapur gjithçka për javën e fundit, kur Pobeda do të mirëpret Renovën, teksa Skopje do të jetë mysafir i Rabotniçkit.

SKOPJE AVANSON NDAJ POBEDËS

SKOPJE AVANSON NDAJ POBEDËSSKOPJE – POBEDA 1:0(Gj. Aleksovski 17')

Публикувахте от infosport.mk в 16 май 2018 г.

Ndryshe golin e vetëm për Skopjen e realizoi Gjoko Aleksovski në minutën e 17-të nga pika e bardhë, gol ky që në fund rezultoi të jetë i vetmi i këtij takimi, edhe pse vendasit krijuan edhe shumë raste tjera, por që mungonte finalizimi.

Me këtë fitore Skopje  barazohet me pikë me Pobedën, që të dyja skuadrat nga 35 pikë, mirëpo me skuadrën shkupjane që renditet në pozitën e 8-të, kjo vetëm për shkak gol-averazhit më të mirë.

Leave a Reply