Prishtina e Zekirja Ramadanit largon plotë 7 futbollistë!

Skuadra e njohur kosovare e Prishtinës, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, ka njoftuar largimin e plotë 7 futbollistëve nga klubi.

Kështu pjesë e “bardhekaltërve” nga kryeqendra kosovare nuk do të jenë, Ivar Jeliç, Nikson Mema, Ahmed Radaui, Donat Hasanaj, ndërsa Kreshnik Ukën e kanë huazuar te Drenica.

Po ashtu më herët nga Prishtina ishin larguar edhe dy futbollistë nga Gambia, të cilët ishin në provë. Pas gjithë këtyre largimeve, tashmë te Prishtina priten shumë ndryshime, ku do tentohen disa afrime, për të krijuar një skuadër konkurruese për titullin kampion.

Kujtojmë stinorin vjeshtorë Prishtina e Zekirja Ramadanit e mbylli në pozitën e 3-të me 32 pikë, 9 më pak se skuadra kryesuese e Dritës, që udhëhiqet po ashtu nga një strateg shkupjan, Ardian Nuhiu.

Leave a Reply