Milani e ka seriozisht për Moratan

Milani e ka seriozisht për Alvaro Moratën dhe pret të nisë bisedimet me Realin e Madridit, për transferimin e tij në “San Siro”.

“Kuqezinjtë” me çdo kusht dëshirojnë të përforcojnë sulmin, ndërsa pikërisht te spanjolli shohin një zgjidhe më afatgjate, duke pasur parasysh se investitorët e rinj kinez, dëshirojnë të krijojnë një Milan të fuqishëm, që do i kthehej rrugës së vjetër të trofeve.

Lidhur me këtë, ata kanë angazhuar avokatin  Buonxhorno Bozo, i cili ishte arkitekti kryesor i lëvizjes së sulmuesit spanjoll te Juventusi në verën e vitit 2014-të.

Sipas “Sport Mediaste”, Milani kërkon të shfrytëzojë raportin e mirë që Bozo ka me menaxherin e Moratës. Avokati i njohur tashmë po planifikon uljen e dy klubeve në tavolinë, ndërkohë që Moratës te Milani do t’i garantohej një fanellë titullari, ndryshe nga se po ndodh te Reali i Madridit.

Këtë sezon sulmuesi 24-vjeçar me fanellën e Realit të Madridit ka zhvilluar 23 ndeshje, prej të cilëve në vetëm 12 prej tyre është paraqitur si titullar ndërsa ka realizuar plot 13 gola.

Leave a Reply