Renova pas Evropës, fiton Sileksin në Tetovë

Skuadra e Renovës vazhdon ndjekien e pozitës për Evropë, duke mos gabuar në hapat që po hedh para. Skuadra nga Xhepçishti fitoi me rezultat minimal 1:0 Sileksin në Tetovë, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 33-të në elitën e futbollit vendor.

Golin e vetëm dhe të fitores për Renovën e Realizoi Velinovi në minutën e 9-të, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit, me “Gjipspunuesit” që arkëtuan tre pikë të reja dhe distancuan edhe më shumë vetën nga Sileksi që ndodhet pas tyre në renditjen tabelare, ku në të njejtën kohë eliminuan nga gara për evropë në këto 3 xhirot e fundit.

Renova pas kësaj fitore vazhdon të mbetët në vendin e 5-të me 48-të pikë të tubuara, 3 më pak se Pelisteri që mban pozitën e katërt, e cila sjell dalje në evorpë në rast se Shëndija fiton Kupën e Maqedonisë. /“InfOSport.mk”

Leave a Reply