Trepça ’89 e Ramadanit bie në duart e kinezëve

Blerja e klubeve të ndryshme evropiane nga ana e kinezëve tashmë është bërë “modë”, ndërsa ky trend si duket po shtrihet edhe në Kosovë, teksa dje kampionët e Trepça ’89 ka vizituar Mr. Ly, kreu i fondacionit që mund të marrë 50% të aksioneve të klubit nga Mitrovica.

“Sot klubin tonë e vizituan Pronarët e Fondacionit për Investime të Luksemburgut, Gjenevës, Dubait dhe Neë York, Mr. Ly. Fondacioni i lartpërmendur vepron në shumë projekte nëpër Europë, Azi, Afrikë e Amerikë. Vizitorët kanë shprehur interesimin që të investojnë dhe të mbështesin klubin tonë, që në garat në arenat ndërkombëtare KF Trepça ‘89 të prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Fondacioni posedon edhe akademi futbolli në mbarë Botën dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë me akademinë e klubit tonë. Ditë të mira po vijnë për KF Trepça ’89”, – thuhet në njoftimin e klubit.

Leave a Reply