Maqedoni-Shqipëri do të luhet në Strumicë?

Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018, ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë me shumë gjasa do të luhet në Strumicë. Stadiumi i “Mlladostit” i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe standartet që kërkon UEFA, ndërsa si “test” kishte zhvillimin e ndeshjes finale të Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit.

Sigurisht për takimin Maqedoni-Shqipëri që do të luhet në muajin shtator, në stadiumin e “Mlladostit” do të rinovohen edhe tribuna VIP si dhe pjesa e gazetarëve. Përfaqësuesja e Maqedonisë të gjitha përgatitjet do t’i zhvillojë në Shkup, ndërsa vetëm 1 ditë para ndeshjes do të udhëtoj drejt Strumicës. Kujtojmë që ndeshja e parë ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë u mbyll në favor të “Kuqezinjëve” me rezultat 2:1.

Leave a Reply