Angellovski kërkon maksimumin si ndaj Turqisë ashtu edhe ndaj Spanjës

Përfaqësuesja A e Maqedonisë në formacion jo të plotë, me mungesa si Pandev, Nestorovski, Alioski, Ristevski dhe Stjepanoviq që do të kyçen më vonë, ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e qershorit kundër Turqisë dhe Spanjës që do të zhvillohen në “Telekom Arena” në Shkup.

Seleksionuesi Igor Angellovski thotë se fokusi fillimisht është te ndeshja me Turqinë, ku të gjithë kanë obligim të japin maksimumin.

“Turqia është forcë e madhe në futboll dhe do të jetë motiv shtesë për gjithë futbollistët. Thash se edhe në ndeshjet miqësore dua të luajmë kundër përfaqësueseve kualitative. Dëshiroj lojtarët të jenë në nivelin e ndeshjeve paraprake dhe të japin më të mirën nga vetja. Nuk guxojmë të dorëzohemi prej më parë, patjetër të japim maksimumin. Kemi lojën tonë që në ndeshjet e fundit filloi të japë edhe rezultate”, –  deklaroi seleksionuesi, Igor Angellovski për sajtin zyrtarë të FFM-së.

Më 05 qershor me fillim në ora 19:45 Maqedonia do të luaj miqësoren ndaj Turqisë, derisa me 11 qershor me fillim në ora 20:45 Maqedonia do të përballet me Spanjën, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, “’Rusi 2018”.

Leave a Reply