Abramoviç “zemër gjërë” i jep 285 mln euro Kontes

Numri një i Çelsit, Roman Abramoviç edhe pse ka kritikuar Antonio Konten për mënyrën e menaxhimit të Diego Kostas, ai i ka ofruar në dispozicion trajnerit italian një shumë të madhe për merkaton verore.

Presidenti rus dëshiron t’ia plotësoj të gjitha kërkesat Kontes për lojtar që do t’i ketë në sezonin e ardhshëm në skuadër. Tabloidi “Mirror” ka zbuluar se Abramoviç i ka ofruar plot 285 milionë euro teknikut Italian, për të formuar skuadrën e ëndrrave.

Blerjet e para mund të bëhen në sulm, me Lukaku-n që duket se është me të vertetë një hap larg kthimit në “Stamford Bridge”. Për sa i takon mesfushës, emri në krye të listës është ai i Bakayoko të Monaco.

Ndërkohë në mbrojtje, Konte është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’i përfituar shërbimet e Leonardo Buniçit, për të cilin Juventusi kërkon 60 milionë euro.

Leave a Reply