Luka Modriç rrezikon 5 vite burg!

Prokuroria kroate ka nisur një hetim ndaj Luka Modriç për dëshmi të rreme. Futbollisti i Realit të Madridit akuzohet se me 13 qershor ka dhënë dëshmi të rreme gjatë gjykimit kundër ish-presidentit të Dinamo Zagrebit,  Zdravko Mamiç.

Ky i fundit së bashku me vëllain e tij Zoran dhe dy persona të tjerë akuzohen për punë të paligjshme, duke dëmtuar Dinamon për 15 milion euro si dhe shtetin kroat për 1.5 milion euro.

Para 6 ditëve Luka Modriç ishte thirrur në gjykatë për të dëshmuar për fshehjen e supozuar të të ardhurave nga ana e Mamiç, gjatë transferimit të mesfushorit kroat te skuadra angleze e Totenhamit në vitin 2008,  për shifrën e 21 milionë eurove, teksa këtu dyshohet për një parregullsi.

Në atë kohë Dinamo nuk futi thuajse asgjë në arkën e vet, sepse paratë u ndanë mes Mamiç dhe Modriç, ndërsa tani zbulohet se nuk ka patur asnjë kontratë të tillë dhe tani Modriç akuzohet për dëshmi të rreme.

Për shkak shkeljes së ligjit futbollisti Luka Modriç rrezikon burg nga 6 muaj deri në 5 vjet.

Leave a Reply