UEFA vjen me ndryshim të orarit të ndeshjes, Shkëndija-Daçia      

  Ka ndryshuar agjenda e ndeshjeve në Liga Europa për Shkëndijën e Tetovës. Edhe pse shorti përcaktoi që ndeshja e parë ndërmjet Shkëndijës dhe Daçias të luhet në Moldavi më 29 qershor, ndërsa revanshi më 6 korrik në Strumicë, sot nga UEFA në adresë të klubit tetovarë ka arritu njoftimi se terminet do të pësojnë ndryshime.

Kështu vendimi përfundimtar është që përballja e parë Shkëndija-Daçia luhet më 29-të qershor në Strumicë, ndërkohë takimi i kthimit në Kishinjev do të luhet më 6 korrik.

Leave a Reply