Labunishta si Milani, bënë plotë 9 përforcime të reja

Skuadra e Labunishtës pas suksesit historik që e arriti sezonin  e kaluar, duke u inkuadruar në Ligën e Dytë – Perëndim, si duket nuk po i lënë asgjë rastit. Drejtuesit e skuadrës strugane kanë përveshur krahët që nga fillimi, duke bërë përforcimet e duhura të skuadrës, me qëllim që sa më të përgatitur të presin startin e sezonit, ku dëshirojnë të luajnë një rol të rëndësishëm.

Edhe pse ndoshta me buxhet shumë miliona herë më të vogël se Milani, skuadra e Labunishtës po i ngjan Milanit kur është në pyetje numri i përforcimeve të reja. Kjo skuadër ka angazhuar plotë 9 futbollistë të rinj, duke bërë “boom”, kur janë në pyetje ekipet e Ligës së Dytë.

Pasi fillimisht arritën që të nënshkruajnë me futbollistë si, Detar Selimi (KF Flamurtari – Ladorishtë), Dejan Leskaroski (Bregallnica Shtip), Aleksandar Dalçeski (Bregallnica Shtip), Naum Xhaleski (FK Mladost) dhe Metodija Milevski (Karaorman), drejtuesit e Labunishtës, sot arritën që të sigurojnë edhe 4 firma të tjera, duke sjellë në rradhët e tyre futbollistë mjaft kualitativ, që disa prej tyre kanë luajtur nëpër skuadra elitare.

Fjala është për futbollistin e Rabotniçkit, Ilija Daçevski, atë të Bregallnicës, Sasho Gjoreski, si dhe për dy futbollistët strugan, Ardi Polishi dhe Nikolla Dimov, që vijnë nga Veleshta, gjegjësisht Karaormani.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Pepi Xhigeroski prej dje edhe zyrtarisht startoi me përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa me përforcimet e bëra, pritet që kjo skuadër të luaj një rol të rëndësishëm në Ligën e Dytë – Perëndim.

Leave a Reply