Sadiku debuton me gol me fanellën e Legia Varshavës (VIDEO)

Sulmuesi më në formë shqiptarë, Armando Sadiku, ka debutuar me gol me fanellën e Legias, pjesë e së cilës skuadër u bë ditë më parë,  duke nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Sadiku shënoi golin e vetëm për Legian në ndeshjen e parë të sezonit të ri 2017/2018 në elitën e futbollit polak, ndaj Gornik Z., skuadër kjo që në fund shënoi fitore me rezultatin 3:1.

Pa dyshim se ishte kjo befasia më e këndshme e xhiros së parë, duke pasur parasysh se Gornik Z. është një skuadër e re që këtë vit u inkuadrua në elitën e futbollit polak, ndërsa që në start bëri senzacion, duke mundur skuadrën kampione të Legia Varshavës.

Sadiku golin e vetëm për kampionët në fuqi të Polonisë e realizoi në minutën e 80-të. Ai morri besimin e trajnerit Magiera, vetëm në fillim të pjesës së dytë, duke dëshmuar cilësitë e tij të larta që në start.

Në anën tjetër për Gornik Z. autorë të golave ishin dyshja spanjolle Dani Suarez (17’) dhe Igor Angulo, i cili realizoi dy gola. Ish futbollisti i Atletik Bilbaos, fillimisht në minutën e 43-të ngriti epërsinë e skuadrës vendase në  2:0, teksa në minutën e 65-të shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Gornik Z. që e nis me stil aventurën e saj në mesin e më të mirëve, duke mundur skuadrën kampione në fuqi.

Leave a Reply