Beqiri dhe Duro sërish bashkë, kësaj rradhe te Flamurtari

Trajneri tetovarë, Jeton Beqiri ka vendosur që të pranojë ftesën e Shpëtim Duros, për të qenë ndihmës i këtij të fundit te skuadra vlonjate e Flamurtarit.

Që të dy kishin punuar bashkë edhe te Shkëndija e Tetovës, ndërsa sërish do jenë bashkë edhe te Flamurtari, që gjithashtu mban ngjyrat “kuq e zi”.

DURO E DËSHIRON BEQIRIN TE FLAMURTARI, OFERTA EDHE NGA KOSOVA DHE RENOVA

Beqiri së fundmi ishte trajner i ekipit U19 të Shkëndijës, me të cilët u shpall kampion i Maqedonisë, ndërsa në dy raste ka drejtuar edhe ekipin e parë të Shkëndijës, edhe atë me shumë sukses.

Pikërisht kualitetet që posedon ky njeri dhe puna e tij profesionale kanë bërë që Duro ti ofrojë atij postin e asistenitit të parë te Flamurtari, skuadër kjo e cila gjatë këtij afati kalimtarë të verës, ishte ndër skuadrat më aktive në transferimin e futbollistëve të rinj, përfshirë këtu edhe 4 futbollistë nga Maqedonia, si Muhamed Useinin (Renova), Viktor Nildo Xhufon (Shkëndija), Artim Pollozhanin (Shkëndija) dhe Goran Siljanovskin (Rabotniçki).

Leave a Reply