Lena në radarin e Partizanit

Nijas Lena aktualisht ndodhet në vendlindjen e tij në Strugë, mirëpo interesimi nga skuadrat për të transferuar atë, nuk mungon, edhe pse për mometin nuk ka kontakte të drejtpërdrjta.

Me të mësuar se struganit Nijas Lena i përfundoi kontrata me Kukësin, pas përfundimit të aventurës së skuadrës verilindore në Evropë, është Partizani që dëshiron të përfitojë nga rasti dhe me një ofertë të majme të bind futbollistin strugan për të veshur fanellën e skuadrës nga kryeqendra shqiptare.

Lena në intervistën e dhënë pas ndeshjes me Sherif Tiraspol, pati deklaruar se kontrata me Kukësin i përfundon në fund të këtij muaji dhe se nuk e din nëse do të qëndrojë edhe më tej te Kukësi, dhe se për vazhdimin e të njëjtës duhet ulur me drejtuesit e klubit për të gjetur akordin.

Rikujtojmë Partizani ditë më parë kaloi në duart e trajnerit italian, Mmark Iuliano, i cili dëshiron që në rradhët e skuadrës së tij të re, të sjellë futbollistë cilësor që njohin mirë kampionatin shqiptarë, ndërsa pa dyshim se një ndër ta është edhe Nijas Lena, që tashmë një kohë të gjatë është pjesë e Superiores, duke veshur fanellat e skuadrave të Teutës, Flamurtarit dhe së fundmi edhe Kukësit.

Leave a Reply