Prestigjiozja spanjolle, “Marca”: Levante vallëzon nën ritmin e Bardhit

Vetëm 5 ndeshje iu dëshën Enis Bardhit për të bërë për vete tifozët dhe shtypin spanjoll, që vazhdojnë të thurrin elozhe për talentin 22-vjeçarë nga Shkupi. Ai me paraqitjet e tij dhe super golat e shënuar përmes specialitetit të tij, gjuajtjeve të lira, mahniti të gjithë, aq sa edhe prestigjiozja spanjolle, “Marca” shkruan për fenomenin shqiptarë nga Maqedonia.

Levante vallëzon nën ritmin e Bardhit. Futbollisti nga  Maqedonia po shkëlqen në ndeshjet parasezonale. Ai në çdo ndeshje po dëshmon cilësitë e tij. Edhe pse ende nuk ka filluar sezoni, që tani mesfushori shqiptarë mund të themi që do të jetë një titullarë i padiskutueshëm në skuadrën e trajnerit, Muniz. Në Alkoj ishte përsëri ai që shënoi një super gol, duke vendosur topin në këndin e majtë, aty lartë, ku portieri i Viljarealit nuk arrinte  dot ta kapte, edhe përkundër tentativës së tij. Ndoshta do të ishte më mirë që të vendosnin një murë të gjallë më të gjatë për të ndaluar Bardhin” – shkruante “Marca”, në artikullin e saj kushtuar ndeshjes së dielës midis Levantes dhe Viljarealit, në të cilën ndeshje “Nëndetësja e Verdhë” edhe përkundër disavantazhit që pati në fund realizoi fitore me rezultatin 3:1.

Leave a Reply