Kur Shkëndija luante me fanellat e Milanit (FOTO)

Shorti nxjorri përballë Shkëndijën e Tetovës dhe shtatë herë kampionin e Evropës, Milanin në plej of-in e Liga Evropa. E veçanta është se para 23 vjetësh, më saktësisht në vitin 1994, Shkëndija luante me fanellat e Milanit.

Pasi skuadra tetovare mësoi kundërshtarët, në internet u shfaq një foto e vjetër para  23 vjetësh, kur Shkëndija kishte veshur fanellat e Mlanit, një klub që e simpatizonin shumë, por tani do të kenë rival në fushë. Me 17 gusht në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup, Shkëndija sfidohet nga Milani, ajo e kthimit luhet pas një jave në San Siro, në kuadër të plej of-it në Liga Evropa.

Leave a Reply