“Bild” peshkon menaxherin e Drakslerit në Barcelonë

Pas ndarjes me brazilianin Nejmar, Barcelona është duke punuar në gjetjen e zëvendësuesit të tij. Nëpër media po qarkullojnë shumë emra, ndërsa e gjithë kjo bënë që të mendojmë se nuk do të jetë vetëm një futbollist i ri që do të arrijë në “Kamp Nou”.

222 milionë euro të siguruara nga shitja e brazilianit mund të përdoren për të bërë dy apo tre goditje në merkato.

Se fundmi “Bild” ka publikuar një foto të agjentit të Julian Draksler, i cili ndodhet në Barcelonë. Roxher Uitman mund të ketë shkuar me një mision të qartë në Spanjë për të transferuar talentin gjerman.

Përveç tij “katalunsit” mund të transferojnë edhe njërin prej dyshes,  Dembele – Kutinjo, për të cilin thuhet se veçmë ka arritur marrëveshje me skuadrën e Barcelonës. Trajneri Valverde në këtë mënyrë mund të kalojë dhe te skema 4-2-3-1, me Messin, Draksler dhe Kutinjon pas Suarezit.

Leave a Reply