Demiri: Ne jemi kampionët dhe duhet filluar me fitore

Besir Demiri ka folur në prag të ndeshjes së parë të sezonit të ri, që skuadra e tij, Vardari do ta zhvillojë ndaj ish skuadrës së tij Shkëndijës. Demiri vitin e kaluar me Vardarin u shpallën kampion, dhe si të tillë ai mendon që sezonin e ri duhet filluar  me fitore.

“Ndeshja e parë e sezonit, ne jemi kampionët aktual të vendit dhe duhet të fillojmë me fitore, pasi që kjo do të jetë e rëndësishme edhe për ndeshjet e rradhës. Mirëpo edhe nëse nuk arrijmë një gjë të tillë, nuk duhet të ndikojë negativisht në skuadër, pasi bëhet fjalë vetëm për ndeshjen e parë të sezonit të ri, ku do të na presin edhe 35 ndeshje të tjera. Sa i përket skuadrës së Shkëndijës, të gjithë e dimë se ata janë një skuadër shumë kualitative, por megjithatë kanë edhe dobësitë e tyre, të cilat do mundohemi ti shfrytëzojmë, ndërsa njëkohësisht ti mbulojmë mirë aftësitë e tyre pozitive. Nëse arrijmë të bëjmë një gjë të tillë, besoj se nga Tetova do të rikthehemi me fitore” – tha enkas për “infOSport.mk”, një ndër futbollistët më të mirë te skuadra kampione e Vardarit, Besir Demiri.

Përballja e parë nga gjithsej 4 të tilla midis Shkëndijës dhe Vardarit do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në ora 17:00.

 

Leave a Reply