Ndiqeni live ndeshjen Futsal Shkupi-Makabi Tel Aviv (VIDEO)

Pas pak minutash në Linz të Austrisë, Futsal Shkupi do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë në kuadër të ndeshjeve paraeliminatore të Ligës së Kampionëve Evropian kundër skuadrës së Makabi Tel Aviv.

Do të jetë kjo ndeshja debutuese për skuadrën “bardhekaltër” në arenën ndërkombëtare, ku shpresojnë të mos zhgënjejnë tifozët e shumtë, të cilët me siguri se përmes faqes sonë do të jenë në gjendje për të ndjekur për së afërmi ndeshjen e parë historike të skuadrës së tyre, ndeshje kjo që starton në ora 18:00.

Është kjo ndeshja e parë e grupit “C” që do të zhvillohet sot, ndërsa me fillim në ora 20:15, nikoqirët e Diamant Linz do të përballen me skuadrën përfaqësuese të Maltës, Luxol St Andreës.

Rikujtojmë vetëm skuadra e parë në grup do të siguroj një vend për në ndeshjet eliminatore, që nga data 10 deri me 15 tetor do të zhvillohen në Zagreb të Kroacisë.

Публикувахте от Maccabi Futsal в 23 август 2017 г.

Leave a Reply