Fitore historike për Shkupin në paraeliminatoret e Ligës së Kampionëve

Shkupi ka shënuar një fitore  historike në debutimin në ndeshjet paraeliminatore të Ligës së Kampionëve Evropian. Të besuarit e trajnerit Lekiq në ndeshjen e parë të grupit “C” mundën ekipin e Makabi Tel Aviv me rezultatin 5:1.

Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1:1,  ndërsa në pjesën e dytë “bardhekaltërit” shpërthyen në palestrën në Linz të Austrisë duke shënuar plotë 4 gola.

Ylber Alili shënoi golin e parë për Shkupin, ndërkohë në pjesën e dytë në listën e  golashënuesve u regjistruan edhe Eljesa Neziri, Erkan Seferi dhe Orhan Ibishi, i cili realizoi dy gola.

Golin e vetëm për ekipin  izraelit e realizoi Shkolnik. Ndeshjen e dytë Shkupi do ta zhvillojë nesër, kur për kundërshtarë do të ketë skuadrën malteze të Luxol St Andrews.

Leave a Reply